Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAStano: Dialogu platforma për zgjidhje të qëndrueshme

Stano: Dialogu platforma për zgjidhje të qëndrueshme

I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak është nisur për në rajon dhe do të jetë sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd, i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar për të adresuar ankesat e Brukselit dhe Uashingtonit për të ulur tensionet dhe për të ndërmarrë veprime për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, deklaroi zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë konferencës së rregullt për shtyp. ”Platforma për një zgjidhje të qëndrueshme është dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja”, theksoi ai. ”Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të pritur takimin e radhës të nivelit të lartë mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur kushtet të jenë të përshtatshme”, shtoi zëdhënësi. ”Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është shpërshkallëzimi i situatës dhe hapat konkretë në terren për të arritur objektivin tonë”, përfundoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments