Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, bëhet e ditur në komunikatën për media. Aty thuhet se vendimi obligon ministrinë e Drejtësisë të Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes në përputhje me legjislacionin në fuqi. Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj marrëveshje. atsh
Qeveria e Kosovës miraton nismën për marrëveshje me Shqipërinë
RELATED ARTICLES