Një 64-vjeçar banues në Peshkopi, Dibër po procedohet në gjendje të lirë, pasi ndoti ujin e pijshëm me të cilin furnizohej fshati Gjoricë dhe për pasojë u helmuan disa banorë të këtij fshati. Sipas policisë, në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi. Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji të disa banorëve të këtij fshati. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on