Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETADita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit

Sot është Dita Botërore e Mjedisit, e cila çdo vit i kujton njerëzve rëndësinë e natyrës për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ruajtur mjedisin. Në Ditën Botërore të Mjedisit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale i bëri apel qytetarëve të mbajnë pastër mjedisin. Sipas saj, kjo nuk arrihet dot vetëm, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e secilit prej qytetarëve. “Me reflektimin se natyra nuk është një vend që e vizitojmë herë pas here, por është shtëpia jonë e vetme ku jetojmë ditë për ditë dhe nuk e mbrojmë dot vetëm, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e secilit prej jush. E nëse s’ndihmon dot, të paktën mos ndot”, tha Kumbaro. Dita Ndërkombëtare e Mjedisit u caktua 50 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i këtij vendimi ishte për të shtuar ndërgjegjësimin rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. 5 qershori u zgjodh si datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments