Tajvani është thelbi i interesave themelore të Kinës dhe aktivitetet e tij separatiste do të stimulojnë më tej kundërmasat tona, deklaroi ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu. Ai paralajmëroi se ”Pekini nuk premton të heqë dorë nga përdorimi i forcës kur vjen puna për Tajpein, i konsideruar si pjesë e patjetërsueshme e territorit të tij. ”Kina nuk do të ngurrojë të marrë kundërmasat përkatëse, nëse ndiqet pavarësia e Tajvanit dhe sovraniteti i tij ruhet me çdo kusht”, vërejti Li në fjalimin e tij në Dialogun Shangri-La që po zhvillohet në Singapor. ”Ribashkimi do të bëhet”, theksoi ai. atsh
Kina: Nuk premtojmë heqjen dorë nga përdorimi i forcës ndaj Tajvanit
RELATED ARTICLES