Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIOPEC+ kërkon ulje të prodhimit të naftës

OPEC+ kërkon ulje të prodhimit të naftës

Ministrat e OPEC+ u takuan sot në Vjenë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për rënien e çmimeve të naftës, me idenë për një ulje të mundshme të mëtejshme të prodhimit të tyre, në një sfond tensionesh midis Moskës dhe Riadit. Trembëdhjetë anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të cilët u takuan dje në kryeqytetin austriak nën kujdesin e Arabisë Saudite, kësaj here u bashkohen 10 partnerët e tyre të udhëhequr nga Rusia. Sipas një burimi të njohur me debatet, është përmendur një ulje prej 0,7 deri në një milion fuçi në ditë, por rezultati i takimit mbetet shumë i pasigurt. Përfaqësuesit e vendeve të ndryshme heshtën për qëllimet e tyre kur mbërritën në selinë e kartelit, ku i priste një turmë gazetarësh. “Gjithçka është në tryezë”, siguroi një ditë më parë guvernatori i Iranit, Amir Hossein Zamaninia. Ndërkohë, princi saudit Abdelaziz bin Salman ishte i kënaqur të komentonte motin e ditës, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Homologu i tij nga EBA, Souhail ben Mohammed Al-Mazrouei, tha pa detaje të mëtejshme “duke pritur me padurim një vendim që do të balancojë tregun”. Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 10% që nga njoftimi i papritur në fillim të prillit nga disa anëtarë të OPEC+ për një ulje drastike të kuotave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments