Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrupat e Policisë Ushtarake në stërvitje në Rumani

Trupat e Policisë Ushtarake në stërvitje në Rumani

Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake Defender Europe ’23 në vendin tonë, trupat e Forcave të Armatosura po marrin pjesë në sfida të tjera. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi sot se efektivët e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare Saber Guardian në Rumani, vijojnë të tregojnë aftësi dhe nivel të lartë të përgatitjes, përkrah ushtarakëve të tjerë të NATO-s, pjesë e Defender Europe 2023. Në kuadër të Defender Europe ’23, për më se një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det. Në përfundim u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Arben Kingji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments