Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: Rusia të kthejë fëmijët ukrainas

BE: Rusia të kthejë fëmijët ukrainas

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë të kthejë tek familjet e tyre fëmijët që janë rrëmbyer në kuadër të praktikës së birësimit të përshpejtuar. Nënkryetarja e Komisionit Evropian (KE) për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Shuica dhe ministrja e Politikës Sociale të Ukrainës, Oksana Zholnovych kanë dhënë deklarata për media para takimin të nivelit të lartë me temë “Mbrojtja dhe mbështetja e BE-së për fëmijët ukrainas” që zhvillohet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. “Dënojmë ashpër dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, të cilët janë shtuar në listën e krimeve të luftës së Rusisë. I bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund të ashtuquajturit ‘birësim të përshpejtuar’ dhe t’i kthejë fëmijët në Ukrainë”, tha Shuica. “Rreth 1,3 milion fëmijë ukrainas janë strehuar në BE”, theksoi Shuica i cila shtoi se BE-ja do të mbështesë Ukrainën për reformën e kujdesit të fëmijëve dhe për këtë ka financuar 10 milionë euro. Ministrja e Politikës Sociale e Ukrainës, Zholnovych tha se nga lufta janë prekur 7,0 milionë fëmijë dhe se rreth 16 000 fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ajo tha se për 300 prej tyre është siguruar rikthimi tek familjet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments