Qendra e kryeqytetit u shndërrua në një pistë ngjyrash dhe dritash, ku Vespat shfaqën elegancën, rrumbullakësitë e ndjesitë që këto motoçikleta romantike përcjellin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të kësaj parade të mbajtur në Tiranë. “Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Shqipëria, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin “Skënderbej”, informoi ai. Aktiviteti u mbështet nga Retro Albania dhe DPSHTRR.