Në Itali, më shumë se gjysma e fëmijëve nuk kanë qenë kurrë në kinema. Dhe 89 për qind nuk kanë parë kurrë një teatër, sipas “La Repubblica”. Sipas një sondazhi të realizuar nga fondacioni “L’Albero della Vita Onlus” me mbikëqyrjen e Universitetit të Palermos, 76 për qind e vajzave dhe djemve nuk kryejnë asnjë veprimtari krijuese, 53 për qind nuk kanë qenë në kinema vitin e fundit, 89 për qind nuk kanë qenë kurrë në teatër. Dhe 43 për qind nuk kanë libra, përralla, romane, tregime emocionuese apo komike, për të lexuar në shtëpi. Këto janë shifra tragjike, 10 për qind më të këqija se një vit më parë, të cilat fotografojnë gjendjen e dhjetëra mijëra studentëve, vajza dhe djemë. Rezultatet u botuan në edicionin e dytë të “Kërkimeve mbi varfërinë arsimore në Itali”. Ato nuk janë të vetmet të dhëna të mbledhura që japin imazhin e një situate kritike. “50 për qind e të intervistuarve nuk mund të shprehin lumturinë kur ndodh diçka e bukur”, tha Isabella Catapano, menaxhere e përgjithshme e “L’Albero della Vita Onlus”. Një përqindje që rritet në 81 për qind nëse konsiderojmë grupet më në vështirësi. 65 për qind deklaruan se nuk dinë të gëzojnë plotësisht sukseset e tyre. atsh
ITALI–76% e fëmijëve nuk angazhohen në asnjë aktivitet krijues
RELATED ARTICLES