Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria do të presë liderët europianë të turizmit vitin e ardhshëm

Shqipëria do të presë liderët europianë të turizmit vitin e ardhshëm

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore e Turizmit, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rekuperimit të rritjes së flukseve turistike në vitin 2023, krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën e para pandemisë. Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Kumbaro pati takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe homologë të vendeve të tjera të Evropës ku Shqipëria është mbështetur maksimalisht për modelin e saj të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me sfidat e reja që shtron kjo industri në nivel global. Organizimi i Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë, FESTA, në fillim të muajit prill u vlerësua gjatë takimit të 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit për promovimin e vizionit për ta zhvilluar industrinë e turizmit në përputhje me ruajtjen e mjedisit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments