Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë qytetarë serb, për shkak të kërcënimit dhe presionit nga Beogradi zyrtar, janë detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve kriminale. Ai ka thënë se një kategori e protestuesve janë punëtorë të kompanive të Radojiqiqit i cili u jep ditë pushimi që të marrin pjesë në protesta të dhunshme. Lidhur me situatën në veri, shefi i ekzekutivit ka folur në Kuvendin e Kosovës. “Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla. Por fatkeqësisht shumë qytetarë serb për shkak të presionit dhe kërcënimit të Beogradit zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori, kategoria e parë janë këta kriminelët e mbrojtjes civile, këta janë ajo pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste, e cila e admiron Millosheviqin dhe Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme, kategoria e dytë janë ata nga administrata publike të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë, dhe kategoria e tretë janë kompanitë e Radojiqiqave dhe Veselinoviqave të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që me e shku në protesta të dhunshme. Pra, ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ua shkruajnë ditë pushimi”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se veprimet e institucioneve kanë qenë në përputhje me obligimet kushtetuese interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndërtesë sepse ajo ndërtesë është e Republikës së Kosovës, nuk hyn Policia me forcë në ndërtesë të vet, nuk hynë kryetari i komunës me forcë në ndërtesë të vet, ajo është zyra e tij:, ka theksuar ai. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on