Dhimbjet e kokës janë një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën dhe në disa raste shkaku mund të gjurmohet tek ushqimi. Ka disa ushqime që mund të shkaktojnë migrenë ose ta përkeqësojnë atë, duke e bërë dhimbjen edhe më të padurueshme. Njohja se cilat ushqime mund të ndikojnë në shëndetin tonë është çelësi për të bërë zgjedhje të shëndetshme ushqimore. Në fakt, disa ushqime përmbajnë substanca të veçanta që në disa individë ose situata veçanërisht të ndjeshme mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës ose t’i përkeqësojnë ato.

Akullore- Kur diçka e ftohtë prek qendrën e qiellzës, aktivizohen disa nerva përgjegjës për kontrollin e rrjedhjes së gjakut në kokë. Këto nerva, në kontakt me të ftohtin, bëjnë që enët e gjakut në kokë të fryhen, duke sjellë dhimbje koke.

Kafe- Kafeja është një nga ushqimet më të këqija për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës, sepse konsumimi i rregullt i kafeinës mund të krijojë varësi. Në fakt, tërheqja e kafeinës mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse jeni konsumator i kafesë, kur zgjoheni vonë në fundjavë dhe nuk konsumoni kafeinë, mund të keni dhimbje koke ose lodhje të tepërt.

Djathë- Jo të gjitha llojet e djathit, por disa djathëra mund të shkaktojnë dhimbje koke. Djathërat si parmixhani, brie ose çedar, përmbajnë tyraminë, një kimikat natyral që ngushton dhe zgjeron enët e gjakut, duke shkaktuar dhimbje koke.

Çokollatë- Çokollata, si kafeja, gjithashtu përmban kafeinë. Për të njëjtën arsye si kafeja, tërheqja mund të shkaktojë dhimbje koke të forta.

Salce soje- Tyramina e pranishme edhe në salcën e sojës, ajo prodhon të njëjtat efekte. Përveç kësaj, në disa raste përmban glutamat monosodium (MSG), i cili gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke.