Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISpitali i i ri i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma

Spitali i i ri i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma

Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, tjetër investim i ri, hap dyert pas pak ditësh.

Kështu, është drejt përfundimit edhe një investim tjetër i qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, një vepër madhore së bashku me strukturën e konsultave.

Sipas MSHMS, spitali pritet të hapet javën e ardhshme. Spitali do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës.

Së fundmi, në spitalin e Traumës janë vendosur aparatura të fjalës së fundit, si skaneri ultramodern apo edhe një tjetër skaner që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

Me këtë investim të ri koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë. Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekësore, me vlerë prej 4.2 milionë euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments