Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Premte,2 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Premte,2 Qershor 2023

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit. Territori i MV,  MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e paradites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit. PO ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë brigjet e Egjeut dhe brigjet e Detit të Zi duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN Europa Veriore, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments