Qumështi dhe nënproduktet e tij zënë një pjesë të rëndësishme në shportën e konsumit të familjeve shqiptare. Prodhimi i qumështit në vend është rritur dhe kjo tregon efektshmërinë përsa i përket menaxhimit të fermave, por edhe mbështetjes së dhënë ndaj këtij sektori. AZHBR përmes Skemës Kombëtare dhe programit IPARD II ka mbështetur vazhdimisht sektorin e blegtorisë dhe në mënyrë direkte prodhimin e qumështit. Në vitet (2017-2019), qeveria shqiptare përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes zbatoi një masë mbështetëse specifike për qumështin, për të stimuluar rritjen e rendimentit të prodhimit, ku vlera e mbështetjes arriti në 443 milionë lekë. Ky sektor është financuar në mënyrë indirekte edhe përmes mbështetjes së dhënë ndaj tufës bazë të matrikulluar, me një mbështetje prej 1,97 miliardë lekësh në vitet (2017-2022), ku vetëm në vitin e shkuar janë financuar 6,125 blegtorë. Ndërsa, në sajë të mbështetjes së dhënë nga programi IPARD II, 38 sipërmarrje kanë rritur standardet dhe kapacitetet e prodhimit për qumështin dhe nënproduktet e tij. Këto investime përfshijnë ndërtimin e stallave, pajisje dhe linja automatike mjeljeje, dhoma frigoriferike, linja përpunimi, etj. Pajisjet dhe teknikat e reja kanë zvogëluar kostot për fermerët, nxitur punësimin, si edhe kanë ndikuar në përmirësimin e standardeve të sigurisë të këtij sektori. atsh
IPARD II, grante për 38 sipërmarrje përpunimi të qumështit
RELATED ARTICLES