1 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e shpallur që më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër. Kjo ditë synon t’u kujtojë të rriturve të mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi dhe t’u krijojë atyre mundësitë për të ngritur të ardhme të paqtë. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve kremtohet në fillim të qershorit, kryesisht në vendet e ish- bllokut komunist, ndërsa shumë vende të tjera të botës e kremtojnë në 20 nëntor, që përkon me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara. Në disa shtete nuk ka 1 ditë feste, por plot një javë festime, duke e quajtur Java e Fëmijëve. Të parët që e kanë festuar si festë kombëtare, ishin turqit, më 1920-ën. Ndërsa zyrtarisht u shpall ditë pushimi nga presidenti Mustafa Qemal Ataturk, në vitin 1929. Mijëvjeçari i ri nuk e sheh këtë ditë vetëm si ditë feste, por kujtohen sfidat me të cilat përballen fëmijët në të gjithë boten: duke filluar nga ato themeloret si e drejta për shërbim mjekësor e arsimim e deri tek përballja e tyre me luftën. atsh