Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit e bonove të thesarit 12-mujore zbriti në 3.44%

Norma e interesit e bonove të thesarit 12-mujore zbriti në 3.44%

Norma e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12-mujor pësuan rënie në ankandin e kësaj jave, duke shënuar një vlerë të re minimale për 10 muajt e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.44%, nga 3.56% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Rënia e yield-eve në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë mund të shpjegohet me uljen e pritshmërive inflacioniste, kursin më të stabilizuar të politikës monetare krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe sidomos me reduktimin e pasigurisë mes investitorëve dhe rritjen e ndjeshme të konkurrencës mes tyre për blerjen e borxhit të qeverisë. Në ankandin e ditës së martë, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 10.4 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments