Përpjekjet ndërkombëtare për të zbutur krizën në Kosovë janë intensifikuar pasi serbët etnikë zhvilluan protesta të tjera në një qytet verior ku përleshjet me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO shkaktuan dhjetëra të plagosur dhe nxitën frikën e ripërtëritjes së konfliktit në rajonin e trazuar. Protestat e pjesëtarëve te pakicës serbe në Kosovë shpërthyen sot në veri të vendit, me pjesëmarrësit në mitingjet në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok që kërkonin tërheqjen e policisë dhe kryetarëve lokalë. “Situata ka mbetur e qetë”, sipas koha.net. Kosova, popullsia e së cilës është me shumicë dërrmuese shqiptare, shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pavarësia e saj nuk njihet ende nga Serbia, Rusia, Greqia dhe Spanja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përleshjet e rënda mes serbëve militantë dhe trupave të njësisë së KFOR-it të udhëhequr nga NATO të hënën, në Zveçan çuan në plagosjen e 30 ushtarëve të KFOR-it dhe 50 serbëve. NATO ka njoftuar planet për të vendosur 700 trupa shtesë për të mbështetur 3 800 trupat në vend. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje për qetësi. Të premten, militantët serbë sulmuan policinë kosovare në Zveçan, e cila shoqëronte kryetarin shqiptar etnik te sapo zgjedhur. Në një intervistë për CNN, kryeministri kosovar, Albin Kurti fajësoi për trazirat turmën ekstremiste të djathtë ultranacionaliste sipas të cilit po paguhen nga Beogradi. atsh
Përpjekje perëndimore për të zbutur krizën në Kosovë
RELATED ARTICLES