Pjesa e parë e ditës në Kosovë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra breshëri. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin. MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. POR priten edhe reshje në formë breshëri në zona të izoluara Perëndimore . Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Pjesa më e madhe e kontinentit MBIZOTEROHET nga kushte të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët do të jetë dominant. Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten: Europa Qëndrore, Gadishulli Skandinav, Europa Lindore si edhe brigjet e detit të zi NDERSA do të vijojnë rrebeshet e shiut dhe mini-stuhi breshëri në Gadishullin e Ballkanit si edhe Gadishullin Iberik, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere.