Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA:Nuk i mbështesim sulmet brenda territorit rus

SHBA:Nuk i mbështesim sulmet brenda territorit rus

Qeveria amerikane ka përsëritur se nuk i mbështet sulmet “brenda Rusisë” pas njoftime për një sulm me dron në Moskë. ”Ne nuk mbështesim sulmet brenda Rusisë, ne kemi qenë shumë të qartë për këtë. Kemi qenë të fokusuar për t’i siguruar Ukrainës pajisjet dhe trajnimin që i nevojitet për të rimarrë territorin e saj sovran”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean- Pierre. Sipas informacioneve ruse, disa drone u rrëzuan në tentative për t’iu afruar Moskës. ”Tre drone luftarakë u rrëzuan”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Fillimisht ishte e paqartë se nga erdhën dronët. Kremlini fajësoi Kievin për sulmet me dronë, ndërsa qeveria ukrainase e mohoi këtë. Jean-Pierre tha se ”Uashingtoni po shqyrton atë që ndodhi”. “Ne nuk mbështesim përdorimin e pajisjeve të prodhuara nga SHBA që përdoren për sulme brenda Rusisë, ne kemi qenë të qartë jo vetëm publikisht, por edhe privatisht me ukrainasit”, shtoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments