Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVijon me intensitet puna për rindërtimin e bazës ajrore të NATO-s në...

Vijon me intensitet puna për rindërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se po vijon me intensitet puna për rindërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe transformimin e saj në Bazë Ajrore Taktike të NATO-s. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ka publikuar foto nga punimet në këtë bazë ajrore që do të pajiset me teknologjinë më të fundit. Ministri shton se baza ajrore do të mbështesë misionin tonë të promovimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. “Presim me padurim të shohim ndikimin pozitiv që do të ketë ky projekt edhe në rritjen e kapaciteteve të Forcës sonë Ajrore, ndërkohë që jemi mirënjohës për mundësinë dhe besimin e dhënë për të mikpritur të vetmen bazë ajrore të NATO-s në rajon”, nënvizon Peleshi. Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, duke qenë e gatshme 24 orë në 7 ditë të javës, si në kohë paqe, ashtu edhe në kohë krize. Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milion € dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments