Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA“Shtëpia po digjet”, Hovenier:Situatë urgjente

“Shtëpia po digjet”, Hovenier:Situatë urgjente

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Ai ka deklaruar se janë duke menduar për implikime të tjera, ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ShBA-të për veprimet në pjesën veriore të vendit. Ambasadori amerikan ka theksuar dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët e zgjedhur të punojnë nga ndërtesat komunale, si dhe të tërheq zyrtarët policorë nga ndërtesat e komunave. Hovenier ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri. Si pasojë e kësaj, ai ka thënë se “për Kosovën ushtrimi Defender Europe 2023 ka marrë fund”. Këto komente, diplomati amerikan i ka bërë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments