Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIM66 vjet ,Universiteti Shtetëror i Tiranës

66 vjet ,Universiteti Shtetëror i Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 30 maj 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”. Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor. Sipas projektdekretit, USHT do të përbëhej nga 6 fakultete: Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Mjekësisë. Vendimi përcaktonte që më 1 qershor, USHT-së t’i kalonin kuadrot dhe mjetet materiale e financiare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments