Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEMBZHR nis mbrojtjen e gështenjave nga grerëza e zezë

MBZHR nis mbrojtjen e gështenjave nga grerëza e zezë

Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nisi sot fushatën për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, në zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe.Sipas studimeve shkencore, grerëza e gështenjës konsiderohet si një ndër insektet më dëmprurës në plantacionet e gështenjave. Të dhënat e EPPO (Organizata Europiane për Mbrojtjen e Bimëve) tregojnë se grerëza e gështenjës prek gati të gjitha speciet e gështenjës që nga Kina, Japonia, Amerika dhe Europa. Kjo grerëz konsiderohet dëmtuesi numër një në plantacionet e gështenjave. Mbrojtja e gështenjës nga grerëza galëformuese është direktivë e Komitetit Europian që detyron çdo vend të marrë masat mbrojtëse kundër grerëzës së gështenjës. Gështenjat e vendit tonë dhe mjalti që prodhohet prej tyre njihen për vlerat e rralla kurative dhe kërkesat e larta për treg brenda e jashtë vendit, duke e kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet në zonat më veriore të vendit. Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments