Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEFushë Krujë-Thumanë, ARRSH: Vijon puna për rehabilitimin e shtresave asfaltike

Fushë Krujë-Thumanë, ARRSH: Vijon puna për rehabilitimin e shtresave asfaltike

Përgjatë aksit Fushë Krujë-Thumanë po vijon puna për rehabilitimin e shtresave asfaltike. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se punimet janë kryer edhe përgjatë natës për të mos penguar trafikun. “Sipas grafikut të punimeve të deritanishme, pritet që kjo ndërhyrje të përfundojë para afatit duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në këtë aks”, informoi ARRSH-ja. Ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë nisi një javë më parë dhe puna po realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut. Punimet do të zgjasin 21 ditë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments