Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMite për diabetin

Mite për diabetin

Ka shumë dezinformata në lidhje me diabetin, simptomat dhe trajtimin e tij. Në fakt, diabeti për sa kohë që mbahet nën kontroll, njeriu mund të bëjë një jetë absolutisht normale. Ekzistojnë gjithashtu shumë mite të rreme për këtë sëmundje, disa prej të cilave janë vërtet absurde dhe nuk kanë bazë shkencore.

Mjetet natyrore janë më efektive se ilaçet Nuk është e vërtetë që ilaçet e bëra vet ose natyrale janë më të mira se ilaçet. Terapia farmakologjike, nëse rekomandohet nga një specialist, nuk mund të zëvendësohet në asnjë mënyrë me ilaçe natyrale. Njerëzit me diabeti nuk mund të hanë makarona, bukë, pica dhe oriz Eliminimi i plotë i këtyre ushqimeve është i gabuar, sepse sheqernat janë thelbësore për funksionimin e trupit dhe trurit në përgjithësi. Megjithatë, trupi ynë është në gjendje ta marrë këtë sheqer nga karbohidratet komplekse (niseshte) të makaronave, bukës, orizit dhe patateve. Prandaj është mirë të preferoni karbohidratet komplekse ose niseshtenë që përthithen ngadalë dhe që nuk shkaktojnë rritje të papritur të sheqerit në gjak. Është në rregull të reduktoni marrjen e karbohidrateve të thjeshta.

Nëse keni diabet të tipit 1, mund të bëni pa insulinë Diabeti i tipit 1 shkaktohet nga sekretimi i reduktuar ose ndonjëherë i munguar i insulinës nga pankreasi. Njerëzit me diabet të tipit 1, mos administrimi i insulinës është i rrezikshëm dhe mund të çojë edhe në vdekje. Vlera e sheqerit në gjak mund të kuptohet në bazë të ndjesive trupore Zakonisht, simptomat tek personi priren të jenë të njëjta çdo herë. Megjithatë, në rast se nuk ndiheni mirë, një kontroll në shtëpi me pajisjet është një hap i domosdoshëm.

Njerëzit me diabet nuk mund të konsumojnë ëmbëlsira Nuk ka asnjë ushqim të vetëm që një person me diabet nuk mund ta hajë, përfshirë ëmbëlsirat. “Ëmbëlsirat, shpjegojnë doktorët janë ushqime që duhen konsumuar me moderim dhe në sasi të vogla, një herë në javë, një porcion, në mëngjes ose në fund të drekës në vend të frutave. E rëndësishme është se kur duhet t’i hamë”. Diabetikët duhet të qëndrojnë gjithmonë në dietë Gjëja kryesore që duhet ditur është se diabetikët, por kushdo në përgjithësi, nuk duhet të ndjekë dieta “bëj vetë”, sepse mund të jetë e rrezikshme. Nuk rekomandohen as dieta ekstreme për humbje peshe. Në fakt, gjëja më e mirë është një dietë e arsyeshme që duhet zbatuar rregullisht edhe gjatë gjithë jetës. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments