Qeveria daneze njoftoi dje në mbrëmje se po planifikon të rrisë ndjeshëm fondet që ka caktuar për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. “Këtë vit, 7,5 miliardë korona të tjera daneze (rreth një miliard dollarë) do t’i shtohen fondit”, tha Ministria e Mbrojtjes. Vitin e ardhshëm, në fond do të vihen në dispozicion 10,4 miliardë krona shtesë (më pak se 1,5 miliardë dollarë). “Lufta në Ukrainë është në një pikë shumë kritike me një situatë serioze në fushën e betejës, dhe për këtë arsye Ukraina ka nevojë për mbështetje”, tha kryeministrja Mette Frederiksen. Fondi, me një total fillestar prej gati një miliard dollarësh, u krijua nga Danimarka në mes të marsit. Ai synon të mbulojë mbështetjen ushtarake, si dhe ndihmën humanitare dhe mbështetjen për kompanitë daneze që ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës. atsh
Danimarka,për Ukrainën 2,5 miliardë dollarë
RELATED ARTICLES