Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAForcat Mbrojtëse të Kosovës shpërndajnë protestën e serbëve në veri

Forcat Mbrojtëse të Kosovës shpërndajnë protestën e serbëve në veri

Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, Forca e Kosovës (KFOR), kanë shpërndarë me dhunë një protestë të militantëve serbë kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës.

Ushtarët përdorën granata trullosëse dhe gaz lotsjellës para zyrës komunale në fshatin Zveçan të hënën.

“Turma nga ana tjetër i gjuajti me gurëdhe sende të tjera”, raportuan mediet lokale.

Një shtetas serb është plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sipas spitalit në qytetin e afërt të Mitrovicës.

Të hënën në mëngjes, rreth 300 ushtarë të KFOR-it me mjete luftarake kishin zënë pozicione para zyrës komunale në Zveçan.

Në të njëjtën kohë, një turmë e madhe e demonstruesve serbë ishte mbledhur para ndërtesës së zyrës.

Trupat e KFOR-it ishin në terren për të siguruar ndërtesën e zyrës në vend të policisë speciale kosovare.

Kur forcat policore arritën në zyrën komunale të premten e kaluar, kjo shkaktoi protesta të dhunshme nga serbët militantë.

Policia kishte tentuar të shoqëronte në ndërtesë kryebashkiakun e ri, një shqiptar, teksa ai do të merrte detyrën.

Serbët tentuan të pengonin kryetarët e rinj në komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut pasi banorët serbë bojkotuan zgjedhjet e tyre muajin e kaluar. Kjo uli pjesëmarrjen e votuesve në 3,5%.

Kryetarët e rinj vijnë nga partitë shqiptare dhe pjesa tjetër e Kosovës është pothuajse ekskluzivisht e populluar me shqiptarë.

Kryetarët e mëparshëm serbë kishin dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre në nëntor 2022 për të protestuar kundër politikave të qeverisë kosovare.

Përshkallëzimi i tensionit të së hënës ndodhi kur turma serbe në Zveçan refuzoi t’i linte automjetet e policisë kosovare të largoheshin. KFOR-i më pas e shpërndau tubimin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments