Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASulmet ndaj KFOR, plagosen 11 ushtarë italianë

Sulmet ndaj KFOR, plagosen 11 ushtarë italianë

Gjatë sulmeve të serbëve me maska të grumbulluar në komunat veriore janë plagosur 25 ushtarë të KFOR-it.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, duke cituar burime zyrtare, raporton se prej tyre 11 ishin të kontingjentit italian.

Disa nga ushtarët italianë janë goditur me kokteje molotov ndërsa të tjerët pësuan fraktura.

Tre prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën, thanë burimet zyrtare për ANSA.

Ministri italian i Jashtëm, Antoinio Tajani shprehu solidaritetin me ushtarët e plagosur ndërsa ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto shprehu “afërsinë dhe urimet më të mira për një shërim të shpejtë” për ta.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments