Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAKina nis misionin hapësinor me njerëz

Kina nis misionin hapësinor me njerëz

Kina planifikon të nisë misionin e saj të ardhshëm hapësinor me njerëz. Anija kozmike ”Shenzhou 16” është planifikuar të ngrihet nga aeroporti hapësinor ”Jiuquan”, në Kinën Veriperëndimore, nga stacioni hapësinor tashmë plotësisht funksional ”Tiangong” (Pallati Qiellor), njoftoi agjencia hapësinore e Kinës. Ekuipazhi i anijes përbëhet nga tre taikonautë. Misioni i tyre hapësinor pritet të zgjasë rreth pesë muaj. Stacioni hapësinor ”Tiangong” mbështet ambiciet e Kinës për t’u bërë një fuqi hapësinore dhe për të arritur hapin me vendet kryesore hapësinore SHBA dhe Rusinë. Pekini ka një program ambicioz hapësinor, jo vetëm për hir të prestigjit kombëtar, por edhe për të marrë një rol udhëheqës të teknologjisë globale, në fund të fundit për të sfiduar SHBA. Misione të mëtejshme në Hënë dhe Mars janë planifikuar në një afat të mesëm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ