Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESiguria gjatë sezonit turistik, bllokohen 4 mjete lundruese dhe 1 skaf

Siguria gjatë sezonit turistik, bllokohen 4 mjete lundruese dhe 1 skaf

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës  bregdetare nga Saranda deri në Velipojë, kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.

Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.

Në liqenin e Shkodrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një mjet lundrues skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments