Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin POR pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në zonat malore si edhe shira të dobët dhe lokalë në bregdet dhe zonat e ulëta. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet sërisht përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithëë vendin. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.