Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët POR herë pas here do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje shiu. Ndërsa në orët në vijim vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të territorit të MV. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat gradualisht të pësojnë zhvillime duke sjellë në vend reshje të pakta shiu. POR mbrëmja dhe nata vonë do të përmirësojnë motin. Europa Jugore dhe Lindore parashikohet të mbeten nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat pritet të sjellin vranësira të shumta gjatë pasdites duke gjeneruar reshje shiu. Ndërsa Europa Qëndore dhe Britania e Madhe do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash PARAQITET gadishulli Skandinav.