Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Sarrazin:Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

​Sarrazin:Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron sot për vizitë në Kosovë. Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. “Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë . Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, ka shkruar Sarrazin në Twitter. Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për çështjen e dialogut. “Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar tutje ai. Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në orën 10:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments