Komisioni Evropian njoftoi sot një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane “Pfizer” për të ndryshuar kushtet e kontratës për furnizimin e vaksinave kundër Covid-19. “Në të ardhmen, vendet anëtare të BE-së do të blejnë më pak vaksina dhe do të kenë një periudhë më të gjatë kohore për të blerë doza të reja”, tha komisioni. Në vitin 2021, BE-ja u zotua të blinte 900 milionë doza fillestare me një opsion për 900 milionë doza të tjera. Njoftimi vjen pasi Polonia, ndër të tjera, bëri thirrje për të negociuar kontratat e furnizimit pasi kërkesa për vaksina aktualisht është më e ulët se gjatë pandemisë. “Si rezultat i më pak dozave të blera, detyrimet e pagesës së qeverisë gjermane prej 2.1 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë) ndaj “Pfizer” ka të ngjarë të reduktohen me 500 milionë euro”, sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.
BE më pak vaksina nga “Pfizer” pas negociatave të reja
RELATED ARTICLES