AZHBR:Për 771 fermerë të luleshtrydheve

0
6

Luleshtrydhet e prodhuesve shqiptarë, falë cilësisë që kanë po kërkohen gjithnjë e më shumë jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregjet e rajonit dhe BE-së. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare, masës për fara dhe fidanë vazhdon të mbështesë kultivimin e luleshtrydheve në serra. Vetëm vitin e kaluar u mbështetën 771 fermerë nga Skema Kombëtare, për rritjen e sipërfaqeve të mbjellë me luleshtrydhe me kosto të ulët prodhimi. Zgjerimi i serrave ku kultivohen luleshtrydhet, ka sjellë rritjen e eksportit kryesisht në tregun italian, të Kosovës dhe atë serb. Kultivimi i luleshtrydhes vitet e fundit ka marrë shtrirje në shumë zona të vendit. Fillimisht rreth vitit 2018, luleshtrydhet janë mbjellë masivisht vetëm në qarkun e Fierit. Më pas gjeografia e prodhimit të saj përfshiu edhe Lushnjën, që ishte e dyta pas Fierit, me 14 % të prodhimit, ose e shprehur në peshë, ky qark prodhon 391 tonë luleshtrydhe.