Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës nisi dje turin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ky autobus është nisur për në gjashtë qytete të tjera, ku sot është ndalur në Elbasan. Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje të gjithëve të bashkohen, pasi ky udhëtim sjellë kulturën, arsimin, teknologjinë dhe argëtimin amerikan për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës vijon turin në Shqipëri, duke sjellë aktivitete, lojëra, sporte, muzikë, art e të tjera. ATSH