Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREArmenia dhe Azerbajxhani takohen me Putinin për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Armenia dhe Azerbajxhani takohen me Putinin për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Ish-republikat sovjetike Armenia dhe Azerbajxhani, prej kohësh në mosmarrëveshje mes tyre, duan të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabahut në Kaukazin e Jugut, pas dekada luftimesh. Nga Moska, kryeministri armen Nikol Pashinyan përsëriti njoftimin e tij këtë javë se vendi i tij do të njohë Nagorni-Karabahun si pjesë të Azerbajxhanit dhe do të hapë të gjitha lidhjet e transportit. “Unë mendoj se ka një mundësi për një marrëveshje paqeje, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Armenia e ka njohur zyrtarisht Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit,” tha në përgjigje presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Pashinyan dhe Aliyev u takuan në mbrëmje, me ndërmjetësimin e presidentit rus Vladimir Putin mes të dyve. Putin tha se ”në rreth një javë nënkryetarët e qeverive të të dy vendeve duhet të sqarojnë çdo çështje të pazgjidhur, raportoi agjencia e lajmeve TASS. Ai thuhet se ka shprehur besimin se mund të gjenden zgjidhje”. Në të njëjtën kohë, Pashinyan tha se situata në Nagorno-Karabakh mbetet e tensionuar dhe fajësoi Azerbajxhanin për këtë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments