Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdryshimet ligjore për startup-et dhe nomadët digjitalë

Ndryshimet ligjore për startup-et dhe nomadët digjitalë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali vlerësoi sot se ndryshimet ligjore për zhvillimin e startup-eve në Shqipëri krijojnë mbështetje dhe lehtësi fiskale. Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve ligjore, Bilali vlerësoi se nismat e inovacionit dhe projekteve teknologjike, të ndërmarra kryesisht nga të rinjtë, tashmë do të zhvillohen në një terren më të favorshëm ligjor. “Ndryshimet që iu bënë ligjit aktual çojnë në një nivel më të lartë mbështetjen e qeverisë ndaj startup-eve dhe projekteve të inovacionit në tërësi. Sipas ndryshimeve ligjore të miratuara, një agjenci e posaçme në varësi të ministrit, do të sjellë një energji më dinamike në mbështetjen e projekteve të startup-eve duke shkurtuar ndjeshëm kohën e shkëmbimit të informacionit, trajtimit të dokumenteve të aplikuesit dhe transparencës së plotë në vendimmarrjen e financimit publik”, theksoi ministrja. Sipas saj, “këto ndryshime sigurojnë një klime të favorshme jo vetëm ligjore, por dhe social-ekonomike për përfshirjen dhe zhvillimin e talenteve rinore në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit si dhe inovacionit në tërësi”. Ajo bëri të ditur se deri më tani janë mbështetur 6 bashki të vendit: Malësi e Madhe, Korçë, Dimal, Roskovec, Pukë dhe Bulqizë për krijimin e qendrave dhe programeve të inovacionit për të rinjtë. “Është mbështetur shkolla e mesme profesionale ‘Gjergji Canco’ për të ndërtimin e një ambienti dhe programi dedikuar teknologjisë së informacionit. 3 universitete kanë ndërtuar programe ndërkombëtare inkubimi dhe akselerimi. Janë mbështetur në total 29 startup-e në mënyrë direkte për zhvillimin e softuerëve ose teknologjive të reja të lidhura me bizneset e tyre. Së shpejti, një strukturë e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që mbulon startup-et do t’i bashkëngjitet Piramidës, si qendra më e madhe e inovacionit në Ballkan” theksoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments