Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIISUV me pajisje moderne për sigurinë ushqimore

ISUV me pajisje moderne për sigurinë ushqimore

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann vizitoi sot Institutin e Veterinarisë dhe Sigurisë Ushqimore (ISUV) në kuadër të Javës së Europës. Në këtë vizitë ajo shoqërohej dhe nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Delegacioni i BE-së në një postim në rrjetet sociale informon se, ambasadorja pa nga afër laboratorët e avancuar të Institutit Veterinar të Sigurisë Ushqimore dhe zhvilloi dhe një bisedë të hapur stimuluese mbi shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit në një mënyrë të integruar. Falë mbështetjes së BE-së, ISUV ka krijuar një Laborator të Shëndetit të Kafshëve dhe ka blerë pajisje moderne për sigurinë ushqimore, mbetjet e pesticideve dhe zbulimin e metaleve të rënda. “Siguria ushqimore, një nga ato fusha sfiduese që Shqipëria do të duhet të fokusohet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo është një temë që ne e marrim shumë seriozisht në BE. Ushqimi i pasigurtë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, stilin dhe cilësinë e jetës sonë. Në mënyrë indirekte, mund të ndikojë në rritjen socio-ekonomike, duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit të ushqimit për ekonominë evropiane, tregtinë, apo edhe turizmin. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë Shqipërinë të përkushtuar për të adoptuar këto standarde të larta”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments