Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” kanë vizituar Shqipërinë, në kuadër të një turi në 9 shtete të Evropës.
Me guidën e tyre koleksionistët francezë po shijojnë turin me peizazhet e mrekullueshme që ofron Shqipëria. Ato po vizitojnë Tiranën, Beratin, Gjirokastrën dhe Korçën.
Ndërkohë që, Retro Albania i mikpriti miqtë duke i dhuruar katalogun RETRO të historisë së automotorizimit shqiptar.
Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” do të vizitojnë nga 13 maji-2 qershor 9 vende si, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja, ku do të kalojnë mes detit dhe maleve, duke ndërthurur kulturën dhe natyrën. atsh