Këshilli i Ministrave vendosi sot të zgjasë afatin e qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vendin tonë nga 1 vit në 2 vjet. Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë pikën 1 të vendimit të mëparshëm të vitit 2022, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë” duke ndryshuar kohëqëndrimin nga një vit në 2 vjet. Sipas vendimit të vitit 2022, shtetasit e Ukrainës kishin të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 vit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e tij. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. atsh
Zgjatet në 2 vjet koha e qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri
RELATED ARTICLES