Qeveria miratoi sot masën e financimit, prej 113 000 000 lekësh, nga buxheti i vitit 2023 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 lekë, të ndarë në: 17 040 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në: 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të administratës; 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në: 9 600 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, të ndarë në: 6 000 000 lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 punonjës të administratës; 13 360 000 lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2023, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur. Kalimi i fondit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj të vitit 2023. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi. atsh
113 milionë lekë mbështetje për bashkësitë fetare
RELATED ARTICLES