Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi në një takim me kryeministrin rus Mikhail Mishustin se Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje ”të fortë” mbi interesat thelbësore përkatëse të dy vendeve. Agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua theksoi se të dy liderët u takuan në Pekin për bisedime dypalëshe, por nuk u dhanë detaje mbi “interesat thelbësore” të cilave u referohej presidenti kinez. Sipas Xi, të dy shtetet duhet të forcojnë bashkëpunimin edhe në forume ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara. Gjatë vizitës dy-ditore të Mishustinit në Kinë, ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ekonomik midis Moskës dhe Pekinit. Mishustin tha se ”Rusia shpreson të shesë më shumë produkte bujqësore në Kinë”. atsh