Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vazhdon punën përmes kontrollit në terren të aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2023. Deri më sot janë realizuar 3300 kontrolle në qarqe të ndryshme të vendit. Puna do të vazhdojë intensivisht edhe në vijim për kryerjen sa më shpejt të verifikimeve për të gjitha aplikimet. Përmes masave mbështetëse qeveria i qëndron pranë çdo fermeri, duke subvencionuar zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në vend: për rritjen e sipërfaqeve të fermave organike, mbjelljet në serra, shtimin e numrit të krerëve në blegtori, mbështetje për bletarinë, etj. Masat e financimit kanë dhënë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në rritjen e prodhimit, të të ardhurave dhe konkurrueshmërisë në zonat rurale. atsh
Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi
RELATED ARTICLES