Me gjetjen e trupit të pajetë të një personi rritet në 15 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e përmbytjeve që u shkaktua si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, në rajonin Emilia Romagna të Italisë. Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, trupi i pajetë i një personi të zhdukur u gjet në Lugo, një prej zonave më të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve në rajon javën e kaluar. Trupi i pajetë që përket një personi 68-vjeçar i cili ishte i zhdukur që nga 17 maji u gjet nga ekipet e xhandarmërisë italiane. Në anën tjetër njoftohet se prokuroria e Ravenna-s ka nisur një hetim lidhur me fatkeqësinë. Ndërkohë, vazhdon statusi i “alarmit të kuq” në rajon me paralajmërimin se mund të ketë shira intensive. Po ashtu në qytetet dhe rajonet ku ujërat janë tërhequr, nga banorët vendas vazhdojnë punimet e pastrimit dhe përcaktimet e dëmeve. Qeveria e koalicionit të djathtë nën udhëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni ka vendosur që për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve të ndajë mbi 2 miliardë euro për nevojat e rajonit të prekur nga përmbytjet. ATSH
ITALI-Arrin në 15 numri i fatkeqesisë nga përmbytjet
RELATED ARTICLES