Vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve, arriti rreth 41.99 miliardë lekë, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 0.53 miliardë lekë ose 1.27%, krahasuar me dhjetorin e 2022-shit. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 71.77% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 8.81% krahasuar me dhjetorin 2022. Gjatë periudhës janar-mars 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Ekspertët shpjegojnë se, rënia e vlerës së aseteve neto lidhet me normat e interesit në treg. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a. ATSH
Asetet e fondeve të investimeve ,41.99 miliardë lekë
RELATED ARTICLES