Aventura e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Pas vetëm pesë muajsh, portugezi në fakt duket i gatshëm të largohej para kohe nga klubi i Riadit. Sipas spanjollëve të ‘Mundo Deportivo’, muajt e fundit CR7 ka kuptuar në fakt realitetin e klubit saudit, i cili padyshim nuk është ai që priste. Megjithatë, ekziston një problem: lojtari portugez ka nënshkruar një kontratë monstruoze prej 200 milionë në sezon dhe në rast të ndërprerjes pa arsye, klubi do të vendosë një gjobë maksimale, ku portugezi duhet të kompensojë Al Nassr për dy vitet e mbetura të kontratës. Kompensimi i cili do të llogaritet duke marrë parasysh legjislacionin vendas, karakteristikat e sportit dhe kritere të tjera objektive. Jo vetëm kaq, përveç detyrimit për dëmshpërblim, rregullorja parashikon edhe sanksione sportive për lojtarin që zgjidh kontratën. Dënimi konsiston në një kufizim prej katër muajsh në të drejtën e tij për të luajtur ndonjë ndeshje zyrtare. Kujtojmë se në rastin e Manchester United kishte një marrëveshje me klubin anglez dhe për këtë ai nuk u penalizua. RTSH