Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë pjesë në seminarin “UEFA Share”, që është një skemë përditësimi e rëndësishme brenda programit të zhvillimit dhe certifikimit të trajnerëve të portierëve nga qeveria e futbollit europian. Fokusi i këtij aktiviteti, që u zhvillua pak ditë më parë në Izrael, është trajnimi i portierëve duke u bazuar te “realiteti i ndeshjes”. Ky seminar u mundëson specialistëve pjesëmarrës të kuptojnë rëndësinë e të trajnuarit të portierëve, duke u bazuar në realitetin e ndeshjes dhe implementimin e këtyre metodave në kurset për trajnerët e portierëve që organizon Federata. Përfaqësuesit e FSHF-së në këtë event të rëndësishëm ishin Drejtori i Sektorit te Edukimit, Sulejman Starova dhe Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Portierëve, Erion Meta. Drejtuesit e këtij seminari ndër të tjerë ishin edhe emra të njohur si Frans Hoek nga Holanda (Asistent i Luis Van Gal te Barcelona, Mançester United dhe Holanda) apo edhe Hans Leitert, ish-portier i kombëtares austriake, ish-trajner portierësh te Tottenham Hospur e njëkohësisht anëtar i panelit të UEFA-s për portierët. Seminari është zhvillua përgjatë katër ditëve teorike intensive me një strukturë interaktive, ku u prezantua dhe metodologjia e re zyrtare e UEFA-për analizimin e perfomancës së portierit modern në ndeshje dhe e ndërtimit të strukturës stërvitore. Përveç përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga federatat e Izraelit, Armenisë, Bjellorusisë, Bullgarisë, Qipros, Greqisë, Kosovës, Maltës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on